Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Lideri palestinez, Yasser Arafat, u nis për në Egjipt në një turne shteteve të rajonit, që të kërkojë mbështetje për një Konferencë Arabe kushtuar situatës në territoret palestineze. Arafat ka ndërmarrë këte turne pas vrasjes së gjashtë palestinezëve në orët e hershme të mëngjezit nga një shpërthim pranë një kampi refugjatësh palestinezë në Bregun Perëndimor. Palestinezët e vrarë raportohet të kenë qenë anëtarë të fraksionit të armatosur të Lëvizjes Al Fatah të Arafatit. Zyrtarët e Fatahut akuzojnë Izraelin për këte vrasje, ndonëse shkaqet e shpërthimit mbesin të paqarta.
XS
SM
MD
LG