Ndërlidhjet

CHISINAU


Parlamenti i Moldavisë ka miratuar shitjen e gjashtë avionëve të fundit ushtarakë të tipit MIG 29 si dhe 13 lançuesve të projektileve tokë-tokë, pasi vendi i varfër nuk mund ti lejojë vetes mbajtjen e tyre. Ministri i mbrojtjes Victor Gaicus ka deklaruar para parlamentit të Moldavisë të udhëhequr nga komunistët se armatës nuk i nevojiten avionë dhe artileri. Para katër vjetësh Moldavia u shiti shteteve të Bashkuara 21 aeroplanë ushtarak Mig 29 për 40 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG