Ndërlidhjet

OHËR


Vazhdojnë bisedimet në Ohër të përqëndruara sërish sot në çështjen e gjuhës. Përmes zëdhënësit të tij, i dërguari i Shteteve të Bashkuara, James Pardew, ka dhënë vlerësimin se “është bërë hap pozitiv në lidhje me çështjen e gjuhës”. Por pjesëmarrësit shqiptarë kanë shprehur rezerva rreth rrjedhës së bisedimeve. Xhevdet Nasufi nga Partia Demokratike Shqiptare i ka përshkruar ato “të ngadalta, me tendencën që problemi i gjuhës të relativizohet nga pala maqedonase”. Ndërkaq Abdyladi Veseli nga Partia e Prosperitetit Demokratik ka deklaruar se “çdo variant tjetër, përveç atij të pranimit të gjuhës shqipe me të njëjtin status juridiko-kushtetues të gjuhës maqedonase është i papranueshëm”. Në një deklaratë për agjensinë Frans Pres, lideri politik i lëvizjes së armatosur shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, është shprehur se “bisedimet po ecin ngadalë dhe se nuk është aspak optimist për rezultatin e tyre”.
XS
SM
MD
LG