Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Kryeministri i Ukrainës, Anatoly Kinakh, tha sot se Ukraina nuk do t’i dërgojë më armë Maqedonisë. Kinakh e bëri këtë deklaratë pas takimit me shefin për politikë të jashtme e siguri të Bashkimit Europian, Javier Solana i cili aktualisht gjendet për vizitë në Ukrainë. Muajt e fundit, Ukraina ka furnizuar qeverinë maqedonase me helikopterë dhe aeroplanë të lehtë luftarak.
Por ministria e jashtme e këtij vendi përgënjeshtroi raportet sipas të cilëve, pilotë ukrainas kanë marrë pjesë në misionet luftarake kundër guerriljes shqiptare, përmes një deklarate ku thuhet se, “pilotët ukrainas kanë qenë vetëm në rolin e instruktorit”.
XS
SM
MD
LG