Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyra federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara, lajmëron se një virus që infektoi disa mijëra kompjutera në fillim të muajit, mund të godasë sërish sot Internetin. Donald Dick, drejtor i Qendrës së FBI-së për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kombëtare, tha mbrëmë vonë se virusi i quajtur “Code Red”, “Kodi i Kuq”, mund të prekë një milion e gjysmë përdorues. Sipas ekspertëve kompjuterikë, Kodi i Kuq është në gjendje të veprojë shumë shpejt e të infektojë brenda ditës më tepër 500 mijë servera interneti.
XS
SM
MD
LG