Ndërlidhjet

KABUL


Një zyrtar i ministrisë së jashtme të Afganistanit ka përsëritur sot kërcënimet e Talebanëve se do t’i trajtojnë vëzhguesit e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara si armiq. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi unanimisht dje një rezolutë përmes së cilës kërkon dërgimin e vëzhguesve në vendet fqinje me Afganistanin, për të siguruar se po zbatohen kufizimet politike, ekonomike dhe ato të fluturimit. Kombet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj talebanëve, me qëllim që t’i detyrojnë ata të ekstradojnë Osama bin Ladenin dhe të ndalin trafikimin e drogës.
XS
SM
MD
LG