Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka nxitur Bullgarinë të ushtrojë ndikimin e saj e të bindë qeverinë e Maqedonisë të jetësojë planin ndërkombëtar që fton për zgjerimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.
Paskal Milo u ka bërë thirrje po ashtu palëve në konflikt që të arrijnë komprimisin i cili do të parandalonte rrëshqitjen e vendit drejt luftës civile.
Ai ka shtuar më tej se është e nevojshme që të gjithë politikanët të kapërcejnë mentalitetin e vjetër ballkanik në trajtimin e minoriteteve, dhe të bazohen në standartet ndërkombëtare për të drejtat e pakicave dhe shtetasve. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, gjatë takimit me homologun e tij bullgar, Solomon Pasi, mohoi raportet sipas të cilave Shqipëria është bazë për furnizimin me armë të kryengritësve në Maqedoni. Paskal Milo vazhdon turneun ballkanik me qëndrimin në Ankara.