Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e UNMIK-ut ka ndaluar një mjeke holandeze, e cila punonte për një Organizatë Jo-qeveritare Ndërkombëtare, me qëllim që të plotësojë hetimet për atë çka dyshohet si “rast trafikimi fëmijësh” – njofton policia ndërkombëtare në Kosovë. Mjekja holandeze është arrestuar në Gjakovë me një fëmijë tre javëshe i cili nuk ishte i saji, por që gruaja pretendonte se ishte nëna natyrale e foshnjës. Nuk jepen hollësi për identitetin e së ndaluarës dhe organizatës së cilës ajo i shërbente.
XS
SM
MD
LG