Ndërlidhjet

NABLUS


Udhëheqësi shpirtëror i lëvizjes Hamas, Sheik Ahmed Yassin, tha se “Izraeli do të paguajë çmimin për sulmin e sotëm” por modalitetet dhe koha, saktësoi ai, do të vendosen nga udhëheqësit ushtarakë të lëvizjes. Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmit izraelit mbi ndërtesën e aktivistëve të lëvizjes Hamas në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor. Dy nga të vrarët, Jamal Mansour dhe Jamal Salim, identifikohen si zyrtarë të lartë të lëvizjes militante palestineze.
XS
SM
MD
LG