Ndërlidhjet

BERNË


Një zëdhënës i qeverisë zvicerane ka njoftuar se virusi i quajtur “Code Red”, Kodi i Kuq, ka sulmuar website-t e disa kompanive shumë të njohura zvicerane. Donald Dik, drejtor i Qendrës së FBI-së për Mbrojtjen e Infrastrukturës Kombëtare, lajmëroi mbrëmë vonë se virusi që infektoi disa mijëra kompjutera në fillim të muajit, mund të prekë një milion e gjysmë përdorues. Sipas informaticienëve, Cod Red është në gjendje të veprojë shumë shpejt e të infektojë brenda ditës më tepër 500 mijë servera interneti.
XS
SM
MD
LG