Ndërlidhjet

OHËR


Liderët maqedonas dhe shiptarë u takuan sot për të pestën ditë me radhë në bisedimet për paqë që mbahen në Ohër, të cilat aktualisht janë përqëndruar në statusin e ardhshëm të gjuhës shqipe në Maqedoni.
Negociatorët janë duke diskutuar propozimet e paraqitura nga të deleguarit e Shteteve të Bashkuara, James Pardew dhe Bashkimit Evropian, Francois Leotard, kurse bisedimet përshkruhen si të vështira.
Nëse çështja e gjuhës mund të zgjidhet gjatë ditës bisedimet, të cilat duhet të finalizojnë edhe çështjen delikate të përbërjes etnike dhe strukturës komanduese të forcave policore, mund të rrumbullaksohen deri nga fundjava, kurse nesër negociatorët do të pushojnë me rastin e festave në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG