Ndërlidhjet

SHKUP


Radioja shtetërore e Maqedonisë njofton se mbrëmë në periferi të Tetovës është vrarë një polic, kur militantët kanë hapur zjarr kundër një post-bloku policor. Zyrtarët thonë se që nga fillimi i armiqësive në Maqedoni janë vrarë 41 policë dhe ushtarë qeveritarë. Sipas ministrisë maqedonase të Mbrojtjes gjatë natës ka patur shkelje të vogla të armëpushimit në lokacione të ndryshme, por gjatë ditës ka qenë situatë relativisht e qetë.
XS
SM
MD
LG