Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres ka kundërshtuar përdorimin e shprehjes “likuidim” kur bëhet fjalë për aksione kundër militantëve palestinezë, duke thënë se Izraeli nuk është shtet mafioz. Peres ka thënë më tej se Izraeli është shteti i vetëm në botë që ballafaqohet me kamikaze, të cilët nuk mund ti ndalojë as policia e as ushtria në vendosmërin e tyre për të vdekur dhe prandaj duhet parandaluar ata, para se të nisen në aksione në territorin izraelit.
Këto komente të ministrit Shimon Perez janë reagim ndaj kritikave të bashkësisë ndërkombëtare kundër politikës izraelite të likuidimit fizik të luftëtarëve të akuzuar për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG