Ndërlidhjet

OHËR


Nuk shënohet progres i dukshëm në bisedimet e sotme në Ohër, të cilat thuhet të kenë rrjedhur të ngadalta, me takime të shpeshta e të ndara të negocijatorëve ndërkombëtarë me secilën palë.
Debatet e sotme u fokusuan në kërkesën e palës shqiptare për një rol dhe autonomi më të madhe të policisë lokale si dhe përfaqësim të atillë që të reflektojë përbërjen etnike të popullatës. Pjesëmarrës në bisedime thonë se çdo marrëveshje mbi policinë do të mund të përfshijë pa dyshim edhe Perëndimin, në përpilimin e kurseve stërvitore për oficerët ekzistues dhe ata që do të pranohen rishtas.
XS
SM
MD
LG