Ndërlidhjet

SHKUP


Kanë vazhduar shkëmbime sporadike armësh gjatë pasdites në Maqedoni, kurse burime në qeverinë maqedonase citohen të kenë thënë se guerrilasit kanë fituar gjatë natës territore. Ministria e Mbrojtjes ka akuzuar kryengritësit shqiptarë për sulme serioze gjatë natës dhe provokim të trupave qeveritare përreth Tetovës, në katër raste. Akuzat janë mohuar nga një drejtues i guerrilasve i njohur me emrin komandant Leka, i cili thotë se kanë qenë forcat maqedonase ato të cilat kanë aktivizuar artilerinë e rëndë për të granatuar një fshat afër Tetovës. Këtë version ka mbështetur edhe Llukman Elezi, një zyrtar lokal në Tetovë, i cili, citohet nga agjensia Rojters të ketë thënë se, trupat maqedonase kanë qëlluar me artileri të rëndë përreth fshatrave Sllatinë dhe Neproshten.
XS
SM
MD
LG