Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Ministri i brendshëm i Gjermanisë ka paraqitur sot planin për migrimin, që sipas tij, do të përmbajë një sistem pikësh, për të ndihmuar vendin të identifikojë dhe përzgjedhë imigrantët me kualifikim të lartë. Otto Schily, citohet të ketë thënë se projekt-ligji që do t’i paraqitet për miratim parlamentit gjatë vitit, do të ruajë fleksibilitetin në mënyrë të atillë që të balancojë, siç u shpreh ai, “kërkesat e vendit për punonjës të huaj dhe pranimit të aplikimeve për azil”. Ministri i brendshëm i Gjermanisë tha se, mes të tjerash, ai do të propozojë që të rishqyrtohen çdo tre vjet lejet e qëndrimit të azilantëve, me qëllim që të shmangen abuzimet me ligjin.
XS
SM
MD
LG