Ndërlidhjet

MIRKO KOVAÇ: Trashëgimi e rëndë për t'u tejkaluar shpejt


Mendoj se tash shoqëria serbe do të çlirohet nga dy periudha shumë të errëta të trashëgimisë totalitare, nga shoqëria komuniste dhe nacionaliste. Mendoj se ky është orientimi i vetëm, rrugëdalja e vetme nga fatkjeqësia që kishte goditur këtë shoqëri dhe që ka lënë gjurmë të mëdha.

Radio Evropa e Lirë
Cilën ngjarje do ta veçonit si më të rëndësishmen në Serbi gjatë kohës së fundit?

Mirko Kovaç
Kjo tash është vështrirë të thuhet. Trashëgima është e tmerrshme që gjërat të përmirësohen shpejt. Thjesht mendoj se vetë zhvillimet në Tetor ishin shumë të rëndësishme. Një regjim pa skena dramatike u zhduk nga skena. Ishte shumë e rëndësishme që Millosheviqi, si simbol i atij regjimi, përfundimisht u largua. Ndoshta ajo ishte ngjarja më e madhe nga të gjitha zhvillimet që ndodhën në këto hapësira.

Radio Evropa e Lirë
A do të thotë kjo se përfundimisht është rrënuar një rend destabilizues, që ishte i rrezikshëm për gjithë rajonin, ndërsa faktorët që e kishin shkaktuar mbetën të paprekur?

Mirko Kovaç
Shumëçka ka mbetur. Mbetet që këto gjëra të korrigjohen. Unë vërtet nuk e dij se kush do ta bëjë këtë. Frikësohem nga fakti që intelektualët janë shumë pasiv dhe që nga periudha komuniste është trashëguar një lloj heshtjeje, një formë e pasivitetit dhe mospërzierjes në çështjet e politikës.

Mendoj se intelektualët janë përgjegjës dhe se duhet të angazhohen në ndryshimin e përgjegjes dhe se duhet të angazhohen në ndryshimin e modelit kulturor. Para së gjithash mendoj se shkrimtarët, filozofët, te ata njerëz që gjithë kohën ishin kritik ndaj sistemit dhe që ndikuan në rënijen e tij. Sot edhe presidenti i Jugosllavisë prezanton vetveten si nacionalist demokrat ose si nacionalist të matur qytetar, gjëra që nuk ndërlidhen.

Nacionalizmi vetvetiu përjashton demokracinë. Nacionalizimi nuk mund të jetë i matur, sepse nuk është tolerant. Rrjedhimisht, është anakronike të flasësh për nacionalizmin demokratik ose për nacionalizmin qytetar. Megjithate, besoj se në Beograd dhe Serbi më nuk ka grupime radikale ose fashistë. Ndoshta ende ka, por tash në masë më të durueshme dhe që mund të kontrollohet.

Radio Evropa e Lirë
A mund të flitet për faktin që elita intelektuale në Serbi hoqi dorë nga Millosheviqi vetëm se ai nuk kishte realizuar qëllimet e projektit të tyre nacionalist dhe jo pse kishin kuptuar se politika e tij ishte shkatërrimtare për gjithë rajonin?

Mirko Kovaç
Nuk mendoj se ai ka mundur të realizojë atë pa ata. Ata ishin bashkëpjesëmarrës. Ai, kisha për të thënë, doli si njëfar viktime për mëkatet kolektive. E dorëzuan në Hagë pa mëshirën dhe ngushëllimin e gjithë atyre që kishin investuar në te. Fjalën e kam për ata nga Akademia Serbe e Shekncave, nga Shoqata e Shkrimtarëve, që në personalitetin e tij kishin ndërtuar ëndërrat, fantazitë dhe idetë e veta. Në fund ai u braktis dhe u dorëzua i vetmuar. Do të ishte e drejtë që me të të kishin shkuar edhe gjithë ata që aq shumë kishhin bërë në krijimin e këtij miti, krijimin e kësaj politike dhe të një pushteti të tillë.

Radio Evropa e Lirë
A është bërë me këtë akt distancim nga gjithë ajo në çka ishte shndërruar Serbia gjatë dekadës së fundit?

Mirko Kovaç
Dorëzimi i Millosheviqit nuk do të thotë shumë, nëse shoqëria serbe mbetet në të njëjtat pozicione. Unë shpresoj se nuk do të mbetetet. Por, ata duhet të ballafaqohen me krimet e veta. Pra të inicohet çështja e përgjegjësisë për ato krime. Për krimet përgjegjës janë ideologët e krimit, po aq sa edhe ekzekutuesit. Përgjegjëse është edhe propaganda, si dhe ekzekutuesit në terren. Pra një Millorad Vuçeliq, shef propagande, nuk mund të lirohet nga fajësia dhe tash të tallet nëpër Beograd, ndërkohë që miku i tij është në burg. Pra, nuk mund të thuhet se Gebelsi është më pak fajtor se Hitleri. Dua të them se të gjithë ata që ishin pran Millosheviqit, që kanë bërë aq shumë zhurmë gjatë këtyre viteve, janë njerëz pa dinjitet dhe nder.

Radio Evropa e Lirë
A mendoni se para Gjyqit do të dalin edhe ata?

Mirko Kovaç
Mendoj se edhe atyre do t’u vije radha.

Radio Evropa e Lirë
Mos kemi të bëjmë më mbivlerësim të rolit të intelektualëve dhe në përgjithësi të oratorisë së urrejtjes?

Mirko Kovaç
Jo, ky nuk është mbivlerësim. Mendoj se shumë lehtë po harrohet kjo gjë. Mendoj se ata njerëz mbajnë përgjegjësi. Ajo oratori e urrejtjes që e kanë përhapur, ai nacionalizëm i errët dhe ajo urrejtje e padurueshme ndaj të tjerëve ka qenë në duart e intelektualëve të tillë. Ata ishin të angazhuar në anën e krimit. Elitat gjithmonë janë të rëndëishme, ato ndikojnë në zhvillimet tjera të niveleve të ulëta. Ai që atje bën krim, përsërit fjalitë e akademikut Ekmeçiq ose të një Dopbrica Qosiqi. Unë këtë e kam dëgjuar disa herë.

Radio Evropa e Lirë
A mendoni se është bërë mjaft që ky mjedis të kthehet në rrugën që po e trasojnë popujt tjerë evropianë?

Mirko Kovaç
Mendoj se diç në këtë drejtim është bërë. Unë së paku kështu e shoh situatën në Serbi. Serbia ka potenciale, ka mundësi për të bërë këtë. Megjithate, jam i sigurt se procesi do të jetë më i gjatë, më i vështirë, ndonëse është i realizueshëm.

Mendoj se tash shoqëria serbe do të çlirohet nga dy periudha shumë të errëta të trashëgimisë totalitare, nga shoqëria komuniste dhe nacionaliste. Mendoj se ky është orientimi i vetëm, rrugëdalja e vetme nga fatkeqësia që kishte goditur këtë shoqëri dhe që ka lënë gjurmë të mëdha. Njerëzit kërkojnë që gjërat të ndryshojnë shpejt, por këto gjëra është e pamundur të korrigjohen shpejt.

Kemi të bëjmë me një proces. Unë jam i bindur se ky proces ka filluar. Nuk ekziston më ai vetëizolimi dhe vetëdestruksioni që është shkatërrimtar për një popul. Pra besojmë dhe shpresojmë te një proces i mëkëmbjes dhe zhvillimit të shoqërisë serbe.
XS
SM
MD
LG