Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Javier Solana, do të udhëtojë nesër në Maqedoni, që të marrë pjesë në bisedimet që zhvillohen në Ohër, ka njoftuar zëdhënësja e tij, Christina Gallach. Zëdhënësja ka thënë se Javier Solana, i cili ndodhet për vizitë në Ukrainë, dëshiron të mbështesë negociatat në Maqedoni, në këtë moment të veçantë.”Ne shpresojmë për një progres final sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësja e shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG