Ndërlidhjet

NOVI SAD


Momçillo Trajkoviq, një nga liderët e serbëve të Kosovës, është angazhuar për kantonizimin e Kosovës, në kuadrin e të cilit minoritarët serbë do të kishin autonomi territoriale duke thënë se bashkësia ndërkombëtare, të cilën e ka akuzuar për politikë të gabuar, tashmë të ketë krijuar kantone. Bashkësia ndërkombëtare me politikën e gabuar ka bërë gjithëçka që ne të kemi dofarë kantonesh dhe të jetojmë të homogenizuar, ka thënë Trajkoviq në një intervistë për Gragjanski List të Novi Sadit. Trajkoviq ka thënë më tej se në ato enklava nuk egziston kurrfarë pushteti i UNMIK-ut apo i shqiptarëve, prandaj mbetet vetëm që ato raporte të definohen dhe rregullohen.
XS
SM
MD
LG