Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq ka thënë se presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq nuk do të dorëzohet për t’u gjykuar në Tribunalin e Hagës, sepse ai gëzon imunitet nga posti që ka. Xhinxhiq ka thënë më tej se ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Vllajko Stojilkoviq dhe gjenerali Veselin Slivançanin, gjithashtu gëzojnë imunitet nga statusi ushtarak që kanë në Serbi. Millan Millutinoviq, krahas ish-presidentit Sllobodan Millosheviq, është akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, kurse Slivançanin është akuzuar të ketë masakruar kroatë në Vukovar në vitin1991.
XS
SM
MD
LG