Ndërlidhjet

MOSKË


Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-Il dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin, nënshkruan Deklaratën e Moskës, me të cilën zotohen për bashkëpunim global dhe kundërshtimin e planeve të Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e Sistemit Mbrojtës Raketor. Deklarata që u nënshkrua në fund të bisedimeve në Kremlin, shpreh mbështetjen e fortë të dy vendeve ndaj Marrëveshjes për Raketat Antibalistike të vitit 1972 duke e quajtur ate gurthemel për stabilitetin strategjik dhe bazë për reduktimin e mëtejshëm të armëve strategjike ofensive. Deklarata gjithashtu përfshin edhe mbrojtjen e programit raketor të Koresë Veriore duke e paraqitur ate si paqesor në natyrën e tij dhe që nuk paraqet kërcënim ndaj vendeve që respektojnë sovranitetin e Koresë Veriore. Deklarata përfshin edhe kërkesën e Fenianit për përfundimin e parnisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Korenë Jugore.
XS
SM
MD
LG