Ndërlidhjet

LONDËR


Mbi 3000 trupa nga Britania mund të dërgohen në Maqedoni, në kuadrin e operacionit paqësor të NATO-s, nëse së shpejti arrihet marrveshje paqësore midis liderëve politikë maqedonas dhe shqiptarë, kumtoi ministria britanike e Mbrojtjes.
Zëdhënësi i ministrisë ka deklaruar se ushtarët britanikë mund të dërgohen menjëherë në Maqedoni, kurse rroli i tyre do të ishte mbikëqyrja e çarmatimit të të dy palëve, por në veçanti i shqiptarëve etnikë në veri të vendit, ka shtuar ai. Zëdhënësi i ministrisë britanike të mbrojtes i është përgjigjur një artikulli të publikuar në gazetën “Observer” sipas të cilit, deri nga fundi i javës, në Maqedoni mund të pritet kontigjenti britanik, i cili do të merrte pjesë në operacionin paqësor të NATO-s, bashkë me Francën Italinë dhe Greqinë.
XS
SM
MD
LG