Ndërlidhjet

logo-print

OHËR


Shefi i politikës së jashtëme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian,Javier Solana arriti për vizitë një - ditëshe në Maqedoni, në kuadrin e përpjekjeve për arritjen e një marrveshjeje për zgjidhjen politike të krizës, sa më shpejtë që është e mundur.
“Nuk e dijë nëse do të kompletojmë çdo gjë, por do të jetë një ditë shume e rëndësishme”, tha Solana me të arritur në Ohër. Solana së pari do të takojë dy të deleguarit e Perëndimit, Pardew e Leotard, të cilët do ta informojnë për zhvillimet e fundit dhe ka planifikuar bisedime edhe me presidentin, Boris Trajkovski dhe ministrin e jashtëm, të mbrojtjes dhe të brendshëm. Në këto bisedime do të marrë pjesë edhe Anatoly Zdenko, ministër i jashtëm i Ukrainës, vendit kryesor që furnizon me armë Maqedoninë. Uashingtoni ka kërkuar nga Ukraina që të ndërpresë me shitjen e armëve këtij vendi.
XS
SM
MD
LG