Ndërlidhjet

logo-print

MUHOC/LUGINA E PRESHEVËS


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq bashkë me përfaqësuesin e NATO-s në Beograd, Sean Sullivan kanë vizituar fshatin Muhoc në Luginën e Preshevës, ku mbretëron pasiguri pas bastisjeve dhe arrestimeve që vijuan vrasjen e dy policëve sërbë.
Pasi vrasjen e ka cilsuar si vepër të terroristëve, Çoviq sërish është kërcënuar se do të luftojë terrorizmin me të gjitha mjetet, kurse i pari i fshatit, Qani Ramadani, ka thënë se atje kurrë nuk ka patur terroristë dhe se banorët tani frikësohen nga represioni i policisë, e cila patrullonë rrugëve të boshatisura. Liderë të ish UÇPBM-së kanë thënë se ata nuk kanë kurrfarë lidhje me vrasjen, kurse një fshtar i Muhocit thotë se policët serbë kanë shtirë kundër njëri-tjetrit, në gjendje të dehur.
XS
SM
MD
LG