Ndërlidhjet

MOSKË


Policia ruse ka arrestuar një ushtar rus të dyshuar për vrasjen e djeshme të katër ushtarëve tjerë, në mesin e të cilëve edhe një kapiten dhe një rreshter, të cilët përcillnin pajisje ushtarake që transportoheshin me hekurudhë.
Viktimat u gjetën kur treni ishte ndalur tek qyteza Abakan, në Siberinë qendrore, kurse armët e tyre bashkë me materialet ushtarake janë grabitur.
Ushtari i dyshuar është arrestuar në Kiseliovsk, në rajonin e Kemerovës, në perëndim të Siberisë.
XS
SM
MD
LG