Ndërlidhjet

SHKUP


NATO është e gatshme të dislocojë në Maqedoni mbi 3.500 trupa në mision të grumbullimit dhe eliminimit të armëve nga kryengritësit për 48 orë pasi të arrihet marrveshja e paqes dhe kryengritësit të pajtohen vullnetarisht të çarmatosen, ka thënë zëdhënësi i NATO-s, Barry Johnson. Duke hapur zyrën e NATO-s për mediat në Shkup, zëdhënësi Johnson ka theksuar se kushtet për dislocimin e trupave janë nënshkrimi i Marrveshjes paqesore, një armëpushim i pakushtëzuar dhe i qëndrueshëm dhe një marrëveshje me guerrilët që t’i dorëzojnë NATO-s armatimin e tyre. Që procesi paqesor të veprojë, çështja e amnistisë për kyrengritësit duhet të adresohet nga Qeveria e Maqedonisë ka thënë zëdhënësi i NATO-s. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania, Italia,Spanja, Turqia, Hungaria, Greqia, Holanda, Norvegjia dhe Republika Çeke kanë planifikauar të marrin pjese në misionin e Aleancës.
XS
SM
MD
LG