Ndërlidhjet

OHËR


Bisedimet paqësore në Maqedoni, hasën sot në zbrapsje pasi negocijatorët maqedonas, pa pritur, shtruan kërkesa të reja kur ujdia finale dukej aq pranë. Agjensia Asoshiejted Press raporton se VMRO, partia politike e kryeministrit Georgievski, ka kërkuar që kryengritësit shqiptarë së pari të çarmatosen para se parlamenti të ratifikonte çdo marrëveshja paqësore. Diplomatët perëndimorë i quajtën këto kërkesa si ujdi-prishëse, shokante dhe zbrapsje serioze. Kërkesat godasin efektivisht planin paqësor të propozuar nga Perëndimi, i cili kërkon që paqeruajtësit e NATO-s të ndihmonin në çarmatmin e luftëtarëve shqiptarë, pasi parlamenti të miratonte marrëveshjen. Kryengritësit shqiptarë thonë se ata do të pranojnë të çarmatosen gradualisht vetëm pasi parlamenti të ratifikonte marrëveshjen-kornizë. Ata kërkojnë edhe amnesti të plotë - kusht që NATo akoma nuk e ka adresuar në bisedime. Shefi i politikës së jashtme dhe siguri i Bashkimit Europian, Javier Solana, tha më herët se ai nuk priste që çarmatosja dhe amnestia të nxirrte nga binarët procesin paqësor.
XS
SM
MD
LG