Ndërlidhjet

UASHINGTON


“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se marrëveshja e arritur në Maqedoni për barazpeshën etnike të forcës policore, është një hap i dalluar përpara dhe Uashingtoni shpreson për një marrëveshje të shpejtë lidhur me të gjitha çështjet kontestuese” – ka thënë Stejt Departamenti amerikan. Më parë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, ka thënë se presidenti George Bush, është fort i kënaqur me progresin e arritur në bisedimet për paqë dhe nga Teksasi ku gjendet për pushime ka diskutuar zhvillimet në Maqedoni me Condoleezza Rice, këshilltare për Siguri Kombëtare.
“Presidenti është shumë i kënaqur me progresin që duket se është bërë dhe shpreson se do të arrihet një zgjidhje e sukseshme” – ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
XS
SM
MD
LG