Ndërlidhjet

MOSKË


Një ekip zyrtarësh nga ministria ruse e Mbrojtjes është nisur nga Moska për në Uashington, ku do të ketë bisedime me zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kushtuar sigurisë strategjike. Në krye të agjendës së bisedimeve që do të zhvillohen të martën dhe të mërkurën, do të jenë siguria ndërkombëtare dhe ardhmëria e Marrëveshjes për Raketat Antibalistike e vitit 1972. Rusia, Kina dhe disa vende tjera kanë shfaqur kundërshtimin e tyre ndaj planeve të Shteteve të Bashkuara për sistemin e mbrojtjes raketore, duke thënë se ai do të nxiste garat në armatim.
XS
SM
MD
LG