Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Komisioneri i lartë për refugjatë, Ruud Lubers, i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, lordit George Robertson dhe shefit për siguri dhe politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Javier Solana, të rrisin praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë në Maqedoni, e vecanërisht në rajonet e prekura nga konflikti. Përmes një letre, ku fton për masa më të vendosura për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara dhe pastrimin e minave dhe predhave të pashpërthyera, Ruud Lubers vlerëson se “sa më shumë kohë refugjatët kalojnë larg shtëpive të tyre, aq më tepër radikalizohen ata dhe thellohen dasitë etnike”.UNHCR-ja vlerëson se, prej fillimit të konfliktit, rreth 120 mijë persona në Maqedoni janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG