Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë dënuar ashpër sulmin në afërsi të Podujevës. Zëvendës-administratori Gary Matthews e ka cilësuar atë si “sjellje të papërgjegjshme të disa elementëve të shoqërisë që synojnë keqësimin serioz të së ardhmes së Kosovës”. Autokolona me serbë të cilët ktheheshin nga Serbia në Kosovë, është sulmuar në orët e para të mëngjesit në afërsi të Podujevës, nga persona deri tani të panjohur. Tre të plagosurit janë shtruar për mjekim në spital por gjenden jashtë rrezikut për jetën – njoftojnë zyrtarë të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG