Ndërlidhjet

logo-print

OHËR


Të deleguarit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në Maqedoni, James Pardew dhe Francois Leotard, kanë dënuar ashpër sulmin dhe vrasjen e ushtarëve qeveritarë në magjistralen Shkup-Tetovë, si dhe të gjitha aktet e dhunës. Ata u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo shkelje e armëpushimit. Në deklaratën e përbashkët, Pardew dhe Leotard, thonë se është shumë e rëndësishme që të rrumbullaksohen shpejt diskutimet politike, nën kryesinë e presidentit Boris Trajkovski.
“Nënshkrimi i Marrëveshjes paqesore-korrnizë dhe anekseve të saja janë elementi kryesor i nevojshëm për stabilizimin politik në Maqedoni dhe një nga parakushtet kyçe për dislocimin e trupave të NATO-s në Maqedoni që të asistojnë procesin e çarmatimit”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG