Ndërlidhjet

WASHINGTON


Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia sot vazhdojnë bisedimet në Washington lidhur me propozimet e presidentit, George Bush, për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore.
Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Douglas Feith i ka paraqitur delegacionit Rus të kryesuar nga gjenerali Juri Balievski, idetë për raporte të reja të sigurisë.
Presidentët George Bush dhe Vladimir Putin muajin e kaluar u dakorduan që të ndërlidhin planet amerikane për mbrojtjen raketore me redukime të gjëra të arsenaleve bërthamore të të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG