Ndërlidhjet

SHKUP


Dhjetë ushtarë të forcave qeveritare të Maqedonisë janë vrarë, kurse tre janë plagosur gjatë një sulmi të kryengritrësve shqiptarë kundër një konvoji ushtarak në magjistralen Shkup-Tetovë, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë, Antonio Milloshovski, i cili e ka quajtur sulmin si ofensivë të kryengritësve që ka ndërprerë qasjen deri në Tetovë. Sulmi ka ndodhur paradite afër fshatit Grupçin, jo larg Tetovës, kur konvoji transportonte ushtarë në drejtim të Tetovës.
Milloshovski ka thënë se forcat qeveritare i janë përgjigjur në mënyrë të merituar sulmit, që ishte bërë nga disa drejtime, kurse konfrontimet kanë vazhduar aty edhe më tej. Sulmi i kryengritësve shqiptarë ka pasuar vrasjen e djeshme të pesë guerilëve të supozuar shqiptarë në lagjen “Çair” të Shkupit nga policia maqedonase.
XS
SM
MD
LG