Ndërlidhjet

OHËR


Partia e kryeministrit, Lupço Georgievski, VMRO-DPMNE ka suspenduar pjesmarrjen e saj në bisedimet paqësore të Ohrit dhe do të marrë vendimin final pas mbledhjes që do të mbaj pas dite vonë presidenti Boris Trajkovski me Këshillin e Sigurisë Nacionale, ka thënë zëdhënësi i partisë, Gjorgji Trendafilov.
Është iluzion të marrësh pjesë në dialog kur ushtarët maqedonas vdesin, kur civilët kidnapohen dhe kur kemi luftë në Tetovë, ka thënë zëdhënësi.
Shumica e zyrtarëve të lartë të Maqedonisë, duke përfshirë edhe presidentin Trajkovski, janë anëtarë të VMRO-së. Tërheqja e tyre nga bisedimet do të thotë se vetëm LSDM-ja mbetet të përfaqësojë interesat e maqedonasve, pohojnë agjencitë e lajmeve.
XS
SM
MD
LG