Ndërlidhjet

NABLUS


Helikopterët ushtarak izraelit kanë bombarduar dy caqe të forcave palestineze të sigurisë pasi një palestinez i armatosur vrau mbrëmë në ate rajon një kolon izraelit.
Aramata izarelite njofton njëherit se një palestinez është vetvrarë duke aktivizuar bombën në çastet kur një ushtar ishte afruar të kontrollojë veturën e tij.
Lideri palestinez, Jaser Arafat dje ka bërë thirrje për një front të bashkuar palestinez kundër Izraelit dhe ka planifikuar të takojë këto ditë liderët e grupeve palestineze për vendosjen e dialogut.
Presidenti George Bush ka thënë mbrëmë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të angazhuara në procesin paqësor në Lindje të Afërt.
XS
SM
MD
LG