Ndërlidhjet

SHKUP


I deleguari i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Francois Leotard i ka deklaruar Radios franceze se dhuna vijuese, duke përfshirë vrasjen e 10 ushtarëve qeveritarë dhe trazirat shkatërruese, mund të vënë në pyetje nënshkrimin ditën e hënë të Marrëveshjes së arritur në Ohër. Leotard ka thënë gjithashtu se menjëherë sapo të arrihet ujdia politike, Bashkimi Evropian do të ofroi mbështetje për trajnimin e forcës së re policore, rindërtimin e fshatrave të shkatërruara dhe do të organizoi konferencën e donatorëve për Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG