Ndërlidhjet

WASHINGTON


Qeveria e Shteteve të Bashkuara konsideron se është momenti kur për Maqedoninë mund të ndodhin edhe shumë gjëra tjera në të mirë të ardhmërisë së saj, qoftë në rrafshin e arritjes së stabilitetit ashtu edhe integrimeve evropiane, ka thënë Stejt Departmenti amerikan. Zëdhënësi Riçar Bauçer ka thënë se janë mundësitë për arritjen e stabilitetit politik në Maqedoni dhe mundësitë për bashkimin e saj me Evropën, që të jetë pjesë e proceseve më të gjëra stabilizuese dhe integruese. Zëdhënësi i Stejt Departmentit ka thënë gjithashtu se janë mundësitë që do t’i lejonin NATO-s të shkonte atje për të kryer punën e saj-të ndihmonte në çramatosjen e kyrengritësve, sapo të arrihej marrëveshja e paqes.
XS
SM
MD
LG