Ndërlidhjet

WASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përfunduan mbrëmë bisedimet dyditëshe në Uashington lidhur me sistemin e mbrojtjes raketore, të propozuar nga presidenti George Bush, i cili ndërlidhet me reduktime të mundëshme të mëdha të arsenaleve bërthamore të të dy vendeve. Zyrtarët e Departmentit të Mbrojtjes kanë thënë se bisedimet ishin shumë pozitive.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, planifikon të shkojë në Moskë të hënën e ardhëshme për bisedime me homologun e tij rus, Sergej Ivanov.
XS
SM
MD
LG