Ndërlidhjet

SOFIE


I dërguari i Shteteve të Bashkuara James Pardew ka thënë se një zgjidhje politike për konfliktin në Maqedoni është ende e mundshme dhe e vetmja mënyrë për kthimin e paqes në vend. Njëherësh ai ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të akteve të dhunës duke thënë se ekstremistët shqiptarë nuk i mbështet askush. “Përdorimi i forcës nga ekstremistët shqiptarë është i papranueshëm. Shtetet e Bashkuara mohojnë kategorikisht përdorimin e forcës ushtarake kundër qeverisë së zgjedhur në rrugë demokratike në Maqedoni” – ka thënë Xhejms Pardju, pas takimit në Sofie me presidentin bullgar, Petar Stojanov.
XS
SM
MD
LG