Ndërlidhjet

PARIS


Francois Leotard, i dërguari i Bashkimit Europian në Maqedoni, ka shprehur besimin se pala shqiptare dhe ajo sllavo-maqedonase do ta nënhkruajnë ujdinë për paqen të hënën. Duke folur për radion shtetërore franceze, Leotard tha se nuk ishte në gjendje të imagjinonte qoftë edhe për një çast, se mund t’i hapej udha konfrontimeve ushtarake në vend se të nënshkruhej marrëveshja e paqes. Leotard pranoi se duhej të tregoheshin shumë të kujdeshëm pasi, siç u shpreh ai, “shpesh kanë mbetur të zhgënjyer nga rrjedha e negocijatave të paqes”.
XS
SM
MD
LG