Ndërlidhjet

KRAUFORD


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka lajmëruar se do të lejojë që paratë e qeverisë federale të përdoren në kërkime mjekësore mbi qelizat embrionale njerëzore. George Bush tha se ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi do t’u mundësojë shkencëtarëve të përdorin qelizat embrionale për qëllime kurimi, në sëmundje të rënda si Alzemajer dhe Parkinson. Por presidenti Bush, theksoi se fondet do të jenë shumë të kufizuara në përputhje me një linjë morale që do të sanksiononte shkatërrrimin e mëtejshëm të qelizave potencialisht të fuqishme për krijimin e jetës.
XS
SM
MD
LG