Ndërlidhjet

WASHINGTON


Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me seli në Nju Jork, Hjuman Rajts Voç, thotë në një raport se rrëmbimet dhe arrestimet e paligjshme nga ana e kryengritësve shqiptarë në Maqedoni, po shtohen.
Hjuman Rajts Voç thotë në raport se ka konfirmuar që të paktën 14 maqedonas etnikë nga Tetova janë ndaluar nga guerrilët shqiptarë të UÇK-së gjatë luftimeve nga fundi i korrikut dhe ka shfaqur brengosje të thellë për fatin e tyre. Kjo organizatë thotë se ka shtruar çështjen e këtyre personave me një nga liderët rajonal të kryengritësve shqiptarë, të njohur si Matoshi, por ai ka deklaruar se
nuk ka informata lidhur me ta.
XS
SM
MD
LG