Ndërlidhjet

PEKIN


Agjencia Hsinhua e Kinës njofton se policia ka konfiskuar në Pekin 100 granata, dy tonelatë e gjysëm materjal shpërthyes dhe 1500 armë zjarri, gjatë operacionit katërmuajsh për gjurmimin e armëve ilegale dhe lidhur me këte ka arrestuar 290 persona. Policia e Kinës inicoi operacione anembanë vendit pas një vargu krimesh të dhunshme në shumicën e të cilëve janë përdorur materiale shpërthyese. Rasti më i rëndë ka ndodhur në muajin mars kur nga shpërthime në qytetin Shijiazhuang u vranë 108 persona.
XS
SM
MD
LG