Ndërlidhjet

SHKUP.


Trupat qeveritare maqedonase, të mbështetura nga tanket dhe helikopterët, kanë sulmuar pozicionet e supozuara të kryengritësve shqiptarë në fshatin Luboten, në veri të Shkupit, ku janë parë në flakë shumë shtëpi. Banorë të Lubotenit kanë thënë se disa mijëra njerëz janë strehuar në bodrume, kurse të tjerë janë plagosur, ndoshta edhe vrarë në rrugë, kur tanket kanë hapur zjarr - në orët e mëngjezit. Burime ushtarake nga Shkupi thonë se shkëmbim zjarri ka patur edhe në fshatin Bojancë. Autoritet maqedonase kanë mbyllur rrugën Shkup - Luboten dhe Shkup - Tetovë.
XS
SM
MD
LG