Ndërlidhjet

PRISHTINË-BRUKSEL


NATO ka demantuar fuqimisht akuzat e Shkupit që kryengritësit shqiptarë të kenë hapur zjarr nga territori i Kosovës kundër pozicioneve të forcave maqedonase në veri të Maqedonisë.
Në sektorin amerikan në Kosovë kemi radarë për caktimin e lokacionit, të cilët dëshmojnë se dje kurrfarë zajarri nuk është hapur nga Kosova, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Hauard Rouds. Ndërkaq, një zëdhënës i Aleancës në Bruksel ka thënë se NATO, në përgjigje të thirrjes së presidentit Trajkovski, ka përforcuar masat për kontrollimin e kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë.Zëdhënësi ka thënë se çdo shkelje e armëpushimit në Maqedoni është apsolutisht e papranueshme dhe ka theksuar nevojën apsolute për nënshkrimin marrveshjes paqësore.
XS
SM
MD
LG