Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld pritet të arrijë sot në Moskë për bisedime me zyrtarët e Rusisë lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen raketore dhe çështje tjera nga fusha e sigurisë.Ramsfeld pritet të takohet nesër me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergej Ivanov. Zyrtarët amerikanë thonë se dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet që i shoqërojnëë do të kenë një ditë bisedimesh për një spektër të gjërë çështjesh nga mbrojtja raketore deri tek reduktimet e mundëshme të armëve bërthamore nga të dy vendet dhe zgjerimi i bashkëpunimit ushtarak bilateral.
XS
SM
MD
LG