Ndërlidhjet

SHKUP


George Robertson dhe Javier Solana me të arritur në Shkup deklaruan se kjo është ditë e madhe në historinë e Maqedonisë dhe shfaqën shpresën se do të shënojë edhe hyrjen e sajë në ditët moderne Evropiane.
Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s ka thënë se marrveshja do të jetë një hap i madh përpara, por ka theksuar se misioni Aleancës nuk do të vijnë në Maqedoni derisa të ketë armëpushim të qëndrueshëm, kurse kryengritësit të tregojnë se janë të gatshëm dhe seriozë për të hequr armët.
Robertson tha se ai dhe Solana do të diskutojnë se si të arrihet armëpushimi i përherëshëm midis forcave qeveritare maqedonase dhe kryengritësve shqiptarë.
Në një letër drejtuar presidentit Boris Trajkovski që u bublikua sot, Robertson i ka thënë atij se amnestia është nevojë e domosdoshme për paqë stabile.
XS
SM
MD
LG