Ndërlidhjet

SHKUP –PRISHTINË


Një marrvesje e cila do të hapte rrugën për çarmatosjen e kyrengritësve shqiptarë pritet të nënshkruhet sot midis liderit politik të UÇK-së, Ali Ahmeti dhe presidentit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, pasi të nënshkruhet marrveshja e paqës,njofton agjencia Dojçe Prese, duke u thirrur në burime shqiptare.
Sipas këtij burimi, është paraparë një lidhje e drejtë përdrejtë telefonike prej 45 sekondash midis Ali Ahmetit dhe Boris Trajkovskit,i cili së pari do të nënshkruaj ligjin e amnestisë për kryengritësit shqiptarë dhe, pas kësaj, Ali Ameti do të nënshkruaj marrveshjen e çarmatimit.
Marrëvesja parasheh edhe shpërndarjen e UÇK-së në etapa për një periudhë 45 ditëshe, paralelisht me etapën e parë të implementimit të marrveshjes së paqës, ka thënë ky burim.
XS
SM
MD
LG