Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i përgjithëshëm i Partis për Prosperitet Demokratik, Muhamed Halili ka kërkuar që NATO të rishqyrtojë mandatin e tijë, duke bërë thirrje për një vendosje gjashtë-muajshe, që do të krijonte stabilitet, deri sa të mbaheshin zgjedhjet parlamentare të planifikuara për muajin Janar.
Ne kemi arritur një Ujdi politike dhe do të punojmë me përkushtim që ta zbatojmë ate, por si partitë shqiptare ashtu edhe ato maqedonase e kanë humbur kredibilitetin politikë dhe vetëm NATO mund të sjellë stabilitet ,ka thënë ai.

SHKUP.
Në rajonet në veri-perëndim të Shkupit gjatë natës janë dëgjuar shpërthime të fuqishme, me gjasë granatime, kurse armata ka akuzuar kryengritësit shqiptarë të kenë sulmuar në katër fshatra në malet në veri-lindje të Shkupit.
Kryengritësit kanë akuzuar armatën për goditje kundër pozicioneve të tyre.
Një zëdhënës i armataës maqedonase ka thënë se nga orët e hershme të mëngjezit,në përgjithëshi, ka mbretëruar qetësi përgjatë linjave të frontit.
XS
SM
MD
LG